Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Nedim Yigit merr drejtimin e Lirisë

Gazeta10
21 June 2023 - 15:22

Skuadra e Lirisë ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk, Nedim Yigit, i cili do ta udhëheq klubin e njohur kosovar në edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ai ka karrierë të bujshme në Turqi, ku ka udhëhequr disa skuadra me emër, ndërsa punoi edhe tek kombëtarja A e shtetit turk.

Së fundmi, Yigit ishte trajner tek skuadra turke, Iskenderunspor.

Në të kaluarën, pra në vitin 2017, Yigit ishte ndihmës trajner tek kombëtarja e Turqisë, ku qëndroi 1 vit.

Më pas ai ishte angazhuar tek Galatasaray – ku punoi me trajnerin legjendar, Fatih Terim tek klubi gjigant. Aty ai ishte menaxher i akademisë së klubit. Ai gjithashtu ishte trajner i Galatasaray U21 para disa vitesh, teksa si menaxher i akademive punoi edhe në klubet si Basaksehir, Gaziantespor e Goztepe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.