Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Raphael Varane do të largohet në fund të sezonit nga Manchester United

Gazeta10
14 Maj 2024 - 12:32

Raphael Varane do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, njoftuan “Djajtë e Kuq” pak më parë në faqen e tyre zyrtare .

Dihej tashmë se qendërmbrojtësit francez po i përfundonte kontratën këtë verë, por tani ai bëhet lojtar i lirë, pas tre sezonesh në ‘Old Trafford’, ku mbërriti nga Real Madrid.

Varane fitoi një Kupë të Ligës angleze në 2023, duke shënuar një gol në 30 ndeshje nën drejtimin e Ten Hag këtë sezon.

“Falënderojmë Varane për punën e tij dhe i urojmë më të mirat për të ardhmen”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.