Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Real Madridi konfirmon lëndimin e rëndë të Courtois – belgu u largua nga stërvitja në lot

Gazeta10
19 Mars 2024 - 17:56

Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se pas testeve mjekësore është konstatuar se Thibaut Courtois ka pësuar një këputje të meniskusit në gjurin e tij të djathtë.

Ky lëndim i ri i Courtois ka ardhur sot (e martë) në seancën stërvitore që Real Madridi po e zhvillonte sipas planprogramit.

Sipas raportimit nga The Athletic, Courtois pritet që të jetë jashtë fushave deri në 2 muaj, që do të thotë se prezenca e tij këtë sezon është në rrezik serioz.

Tutje sipas mediave spanjolle, doktorët e Real Madridit janë duke vlerësuar nëse Courtois ka nevojë t’i nënshtrohet operimit apo jo.

Ky lëndim vjen në kohën më të keqe për belgun, pasi ai ishte fare pranë rikthimit në fushë pas këputjes së ligamentit në gjurin e majtë që bëri që ai të humbasë të gjitha ndeshjet deri në këtë fazë të sezonit.

Ka qenë vet Ancelotti ai i cili pas ndeshjes me Osasunën kishte konfirmuar se Thibaut Courtois me gjasë do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Athletic Bilbaos pas pushimit me kombëtare, por tani lëndimi i ri e ka penguar këtë gjë.

Sido që të jetë, Real Madridi tani do të detyrohet të vazhdojë që t’ia besojë portën ukrainasit Andriy Lunin, i cili deri më tash ka bërë një punë të hatashme duke bërë që të mos vërehet mungesa e Courtois.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.