Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Real Madridi transferon futbollistin brazilian, Endrick

Gazeta10
15 Dhjetor 2022 - 16:45

Real Madridi ka bërë goditjen e madhe, duke siguruar shërbimet e njërit nga talenteve më të mëdhenj në botë, brazilianit Endrick.

Sulmuesi i talentuar brazilian ishte ndër më të kërkuarit nga top klubet evropiane, përfshirë Barcelonën, Chelsean, Bayern Munich, PSG, Manchester United e Juventus.

Megjithatë ishin Los Blancos që kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar dhe tanimë e kanë zyrtarizuar afrimin e lojtarit.

16-vjeçari  do të mbetet te skuadra e tij Palmeiras deri në verën e vitit 2024, kur do t’i bashkohet gjigantëve spanjollë.

“Real Madrid CF, Palmeiras, Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari do të jetë në gjendje t’i bashkohet Real Madridit kur të jetë rritur në korrik 2024. Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë stërvitjen e tij në SE Palmeiras. Lojtari në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të gjigantit spanjoll.

Përkundër se dy klubet nuk kanë zbuluar detaje të tjera, mediat në Spanjë dhe Brazil kanë arritur të gjejnë shumën që është paguar për brazilianin.

Gjithnjë sipas mediave spanjolle dhe atyre braziliane, Los Blancos janë pajtuar të paguajnë 35 milionë euro te Palmeiras për ta fituar garën për sulmuesin e ri.

Këtë sezon me Palmeiras Endrick ka zhvilluar 19 ndeshje nga të cilat ka realizuar 12 gola në total dhe ka dhuruar tre asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.