
Sulmuesi senegalez, Sadio Mane, nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kombëtaren e tij në ndeshjen e parë të Botërorit “Katari 2022”.
Mane u lëndua ditë më parë me Bayern Munich dhe ishte në dyshim pjesëmarrje e tij në këtë Botëror.
Megjithatë ai është ftuar në Senegali, por do të mungojë në ndeshjen e parë që kjo Kombëtare e luan ndaj Holandës.
Senegali në Botëror gjendet në grupin A së bashku me Holandën, Katari dhe Ekuadorin. /Gazeta10/