
Milani ka nënshkruar zyrtarisht me Samuel Chukwueze nga Villarreali në një marrëveshje me vlerë rreth 28 milionë euro, duke përfshirë bonuset, ndërsa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Sulmuesi nigerian mbërriti dje për testet e tij mjekësore dhe i kaloi ato me sukses, duke firmosur sot kontratën pesëvjeçare.
Një deklaratë nga kuqezinjtë konfirmoi se Chukëueze ka zgjedhur fanellën me numrin 21 për këtë sezon në San Siro.
Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia dhe disa mediave tjera, marrëveshja u arrit për 20 milionë euro plus deri në 8 milionë euro tjera bonuse ndryshme të lidhura me performancën.