
Veterani i luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi e ka kritikuar Gjykatën Speciale se po ka tendencë për ta njollosur luftën e UÇK-së.
Duke folur për arrestimin e Haxhi Shalës, Qeriqi ka thënë se të kjo po ndodh si përpjekje për t’i mbuluar dështimet e saj.
“Unë gjatë kësaj vere disa herë i kam parë pjesëtarët e EULEX-it që kanë qëndruar para zyrës sonë me makina duke qëndruar aty për disa orë”, ka thënë Qeriqi.
Ai ka thënë se nuk e di arsyen e ndaljes së veturave të EULEX-it para zyrës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës. /Gazeta10/