
Zyrtarë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë parë teksa kanë hyrë brenda objektit të Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë, ku ndodhi sulmi i pubikuar sot teksa një infermiere ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuares të strehuar aty.
Gazetarja e Kanal10 e cila po qëndron te Shtëpia e të Moshuarve ka thënë se brenda objektit ndodhen edhe zyrtarë policorë.
Gazeta10 do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit.