Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka zyrtarizuar lojtarin e tyre më të ri, Yoan Marc-Oliver.
Oliver vie tek skuadra kampione pas një aventure të kaluar te klubi tjetër nga Superliga, Malisheva.
Njoftimin për transferimin e 22-vjeçarit, Ballkani e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 njofton se sulmuesi 𝗬𝗼𝗮𝗻 𝗠𝗮𝗿𝗰-𝗢𝗹𝗶𝘃𝗶𝗲𝗿 është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 2 vjeçare. 22-vjeçari 𝗢𝗹𝗶𝘃𝗶𝗲𝗿 vjen te 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 nga kampionati ynë , ku së fundmi ishte pjesë e FC Malishevës. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen 𝗢𝗹𝗶𝘃𝗶𝗲𝗿”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përgjatë 18 ndeshjeve këtë sezon, Marc-Olivier ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar dy asiste.
Ballkani e ka përfunduar stinorin vjeshtor në vendin e dytë me pikë të njejta me Dritën, por me golaverazh më pak se gjilanasit.