Gazeta10

Zyrtarët e Hamasit thonë se marrëveshja për pengjet mund të arrihet së shpejti

Zyrtarët e lartë të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA – thanë të martën se një marrëveshje, për lirimin e pengjeve nga ana e tyre dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga Izraeli, mund të arrihet shumë shpejt.

Rreth 240 njerëz u rrëmbyen nga Hamasi në Izrael më 7 tetor dhe u dërguan në Gazë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, i cili ndërmjetëson me Hamasin, kanë disa javë që bisedojnë për lirimin e pengjeve, si dhe për një armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës dhe futjen e më shumë ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Ushtria e Izraelit është duke e zgjeruar ofensivën e vet në veri të Gazës, ku zhvilloi luftime të ashpra me pjesëtarët e Hamasit në kampin e mbipopulluar të refugjatëve, Xhabalia, i cili është më i madhi në tërë Gazën.

Ushtria tha se forcat e saj po e “përgatitin fushëbetejën” në zonën e Xhabalias, në veri të Qytetit të Gazës, dhe se i kanë vrarë dhjetëra pjesëtarë të grupit radikal në ditët e fundit.

Ajo tha se i ka zbuluar tri boshte të tunelit ku luftëtarët po fshiheshin dhe se i shkatërroi raketahedhësit e tyre. Hollësitë e luftimeve nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Një sulm në një spital të afërt i vrau 12 persona të hënën, kur trupat dhe tanket izraelite po luftonin me luftëtarët e Hamasit pranë tij.

Izraeli thotë se Hamasi i përdor civilët dhe spitalet si mburoja njerëzore, derisa kritikët thonë se rrethimi dhe bombardimet e pareshtura izraelite përbëjnë ndëshkim kolektiv për territorin e 2.3 milionë palestinezëve.

Më shumë se 12.700 palestinezë – dy e treta gra dhe fëmijë – janë vrarë prej se nisi lufta më 7 tetor, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat s’e bëjnë dallimin mes civilëve dhe lugëtarëve kur llogarisin viktimat. Raportohet se rreth 4.000 janë zhdukur.

Rreth 1.200 njerëz u vranë në Izrael, shumica gjatë sulmit të 7 tetorit, dhe rreth 240 u morën peng nga Hamasi./REL/

NË FOKUS

gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
naim murseli
“Dy ditë besë” - Familja Ademaj i jep besë familjes Murseli
naim
“S’e durojnë burgun ata që paguajnë mercenar për ta vrarë një nënë”, çka po aludon avokati i njohur
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
avoo
Flasin avokatët e dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
407385529_222349917549408_8629165754259080005_n
Naim Murseli dhe Liridona që u vra pardje, kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal