Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtari i NATO’s takon Vuçiqin, i bën thirrje që të ndihmojë të sigurohet llogaridhënie e plotë për Banjskën

Gazeta10
21 August 2024 - 13:09

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, pas Prishtinës ka shkuar në Beograd ku atje ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç njoftoi vetë Ruge në X, ai i ka bërë thirrje Vuçiqit që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit në Kosovë.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO i bën thirrje Serbisë për të ndihmuar në sigurimin e llogaridhënies së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”.

Ruge shtoi se me Vuçiqin pati një shkëmbim për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, për të cilat tha se “shpresojmë t’i shohim të thelluara”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.