Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtarizohet transferimi i Ermal Krasniqit tek Cluj

Gazeta10
10 January 2023 - 10:00

Ermal Krasniqi është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës rumune, Cluj, raporton Gazeta10.

Futbollisti kosovar ka bërë hapin e madh në karrierë dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat e klubit ndaj të cilit luajti në Conference League.

Skuadra rumune, Cluj sapo e ka zyrtarizuar blerjen e Ermal Krasniqit. Futbollisti i Ballkanit raportohet se i ka kushtuar rreth 300 mijë euro skuadrës rumune.

“CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish kundërshtari ynë në grupet e Conference League, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te ne!
Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka evoluar në tre sezonet e gjysmë të fundit te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Me fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime” thuhet në njoftimin e Cluj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.