
Sot bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve meqë rast në shumë vende, punëtorët protestojnë për të kërkuar të drejtat e mohuara të tyre.
Njëri ndër vendet, që njihet me më së shumti protesta dhe kërkesa të punëtorëve është Franca.
Atje Sindikatat kanë njoftuar se gati një milion njerëz mund të dalin rrugëve të Francës, në protestat historike të 1 Majit kundër reformave të pensioneve në vend.
Kreu i sindikatës CFDT, Laurent Berger, tha se sot pret një milion ose ndoshta gjysmë milioni demonstrues, duke shtuar se do të ketë 300 pika tubimi.
Ky 1 maj është edhe dita e 13-të e mobilizimit kundër reformës së diskutueshme të pensioneve, pasi Këshilli Kushtetues i Francës miratoi një plan për rritjen e moshës minimale të pensionit nga 62 në 64 vjeç.