
Një muaj paraburgim është caktuar ndaj një serbi që u arrestua të enjten në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet për veprat penale “Përgatitje e veprës penale vrasje”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrim”.
Kështu tha për Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprës penale Vrasje, Prezantimi i rremë si person zyrtar dhe veprën penale Mashtrimi.