
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër i plagosur.
Lidhjen familjare mes tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një komunikatë të lëshuar për këtë rast.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet, tha policia.