Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

11 Shtatori, Krasniqi: Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah atij amerikan

Gazeta10
11 September 2024 - 11:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar viktimat e 11 Shatorit në 23-vjetorin e sulmit terrorist kundër ShBA-së.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah atij amerikan.

“Sot, me nderime dhe respekt kujtojmë mijëra viktima të cilat humbën jetën në sulmet terroriste kundër SHBA-së, më 11 shtator 2001. 23 vite më parë, dhembja u kthye në forcë, dhe e gjithë bota e qytetëruar u ngrit në mbrojtje të lirisë dhe të drejtësisë. Përtej fatkeqësisë dhe goditjes, gjunjëzimi nuk ishte asnjëherë opsion e nuk do të jetë asnjëherë. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Asnjëherë nuk do të harrojmë”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.