Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

175 zyrtarë policorë të NJRSH-së certifikohen në modulin “Ballafaqimi me turma”

Gazeta10
21 November 2026 - 12:39

 

Policia e Kosovës ka përmbyllur ciklin e trajnimeve profesionale në modulin “Ballafaqimi me Turma”, me certifikimin e grupit të pestë dhe të fundit. Në këtë program janë certifikuar gjithsej 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), të organizuar në pesë grupe.

Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (NJSO), në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, nën mbikëqyrjen e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të stafit udhëheqës të Departamentit dhe Divizionit të Njësive Speciale, instruktorët e NJSO-së, si dhe përfaqësues të stafit mbikëqyrës të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Jug.

Realizimi i këtij programi përbën një nga aktivitetet e planifikuara për zhvillimin profesional të NJRSH-së, me fokus në standardizimin e përgatitjes dhe avancimin e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave policore.

Përmes këtij programi, Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale e operative të njësive policore, një rezultat konkret në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe gatishmërisë profesionale të Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.