Sport

UEFA me fjalë të mëdha për Ballkanin

Gazeta10
09 Shtator 2022 - 15:35

Faqja zyrtare e UEFA-së, pos ndeshjeve të xhiros së parë të Ligës së Konferencës ka përmendur në një paragraf të quajtur “Best of the rest” edhe kampionin e Kosovës, Ballkanin.

Në përshkrimin që ia ka bërë lajmi i UEFA-së Ballkanit thuhet që debutuesi ishte shumë afër të arrijë fitore historike në debutim. “Ekipi kosovar, Ballkani, në sezonin debutues në gara evropiane, ishte shumë afër të arrijë fitore historike ndaj ekipit rumun CFR Cluj, falë golit historik të Armend Thaqit, por u ndalën nga goli me kokë i Yuri Matiasit në kohën shtesë.”

Në Grupin G ku bën pjesë Ballkani janë edhe Sivasspori turk dhe Slavia ceke. Edhe ajo ndeshje përfundoi me barazim 1-1, ndërsa tash i gjithë grupi ka bilans të njëjtë pas xhiros së parë, me një pikë dhe nga një gol të shënuar e një të pranuar. Në xhiron e dytë të Grupit G të Ligës së Konferencës, Ballkani udhëton drejt Pragës, ku e pret Slavia (15 shtator, 18:45), ndërsa pas kësaj Sivasspori (6 tetor, 18:45).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.