Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të mbi 700 migrantëve

Gazeta10
10 January 2024 - 14:32

 Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim me migrantë.

Të pandehurit dyshohet se kanë kontrabanduar mbi 700 migrantë, i kanë kalua nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas në Serbi. Qëllimi ishte dërgimi i migrantëve në vendet evropiane, raporton gazeta10.

Aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe L.Z.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) të pandehurve është ngritur për shkak se të njëjtit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘kontrabandimit të migrantëve’, kryesisht shtetasve sirianë, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet nga Prokuroria Speciale. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.