Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arian Tahiri: Thaçi është mirë të jetë President i ardhshëm i Kosovës

Gazeta10
21 August 2026 - 17:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka folur për pritshmëritë e tij lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Tahiri ka deklaruar se pret që më 15 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi të jenë të lirë dhe të kthehen në Kosovë.

“Ne presim që me datën 15 shtator ai bashkë me të tjerët, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi do të jenë të lirë dhe krenar ku do t’i presim të gjithë bashkë në Kosovën e tyre, unë mendojë që është një mbështetje shumë e mirë që duhet me i dhënë sepse Hashim Thaçi është emri më i mirë për presidentin e ardhshëm”, tha ai.

Tahiri po ashtu e ka cilësuar Hashim Thaçin si emrin më të mirë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në Kosovë pritet me interes të madh vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.