
Këngëtari i njohur kosovar, Blero është një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun.
Ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, përvojë të cilën e la në gjysmë, pasi me vet-dëshirë u largua nga shtëpia me e famshme në Kosovë, raporton gazeta10.
E pas daljes nga shtëpia e BBVK, Blero menjëherë ka udhëtuar për Gjermani tek e dashura e tij, për të cilën sa ishte brenda shtëpisë kishte treguar shumë dashuri.

Tani kur kanë kaluar disa ditë qëndrimi me të në Gjermani, Blero ka zgjedhur Spanjën që t’i kalojë disa ditë të bukura me të dashurën e tij.
Ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet buzë bregdetit, ndërsa atë po e shoqëron e dashura e tij.
Blero ka zgjedhur qetësinë e detit për t’u relaksuar pas qëndrimit mbi 50 ditë i izoluar në shtëpinë me të famshme në Kosovë, BBVK2. /Gazeta10/
