Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gazeta e njohur spanjolle: Real Madridi sytë kah Edon Zhegrova

Gazeta10
31 Mars 2024 - 14:40

Forma e mirë e yllit kosovar, Edon Zhegrova, nuk po kalon pa u vërejtur.

Madje, së fundmi, gazeta El Fichajes, po raporton se Real Madridi ka kthyer sytë kah anësori i Lille.

Në artikullin e publikuar, gazeta e njohur spanjolle thekson se Zhegrova mund të jetë befasia e Real Madridit për merkaton e verës.

Veç Mbappe apo Alphonso Davies, skuadra më e trofeshme në futboll ka vëmendje edhe për lojtarin e Kosovës.

Edon Zhegrova po kalon absolutisht në një formë fenomenale në Lille. Ai së fundmi shënoi dy herë në derbin ndaj Lens.

Këtë sezon në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 5 herë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.