Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nëse i shihni këta dy persona, lajmrojeni menjëherë policinë

Gazeta10
29 December 2023 - 9:20

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi, raporton gazeta10.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast ‘Vjedhje e rëndë’ që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.