
Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar për në Zvicër me rastin e festimit të 16- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Organizues i këtij manifestimi ishte Ragip Xhaka, babi i Taulant dhe Granit Xhakës.
Krasniqi shfrytëzoi rastin të falënderoj mërgimtarët për sakrificat e bëra për Kosovën.
“Për dekada të tëra, mërgimtarët sakrifikuan dhe kontribuan pa u lodhur për popullin, lirinë dhe shtetin tonë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se së bashku me mërgimtarët po bëhen gati që ta nxjerrin Kosovën nga mjerimi politik dhe ekonomik, ku sipas tij gjendet tash.
“Me një mërgatë të tillë, të bashkuar dhe të vendosur, Kosovën e presin ditë më të mira”, shtoi ai, ku si përfundim falënderoi Xhakën për këtë organizim të mrekullueshëm. /Gazeta10/