Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë në Prishtinë

Gazeta10
05 April 2023 - 11:40

Është duke u mbajtur protesta ku po kërkohet shkarkimi i përgjegjësve në lidhje me rastin e Sebahate Morinës, raporton Gazeta10.

Nis aksioni protestues për vrasjen e Sebahate Morinës, dhe vendimin e Kushtetueses me të cilin konstatoj që Morinës i janë shkelur të drejtat për jetë.

Vendosen shkresa të vendimit të Kushtetueses para Prokurorisë se Shtetit.

Me këtë aksion simbolik te organizuar nga Rrjeti i Grave te Kosovës dhe organizatat të tjera, është kërkuar dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe i zyrtarëve policor që ishin përgjegjës për mos trajtimin e rastit te Sebahates.

Kjo protestë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kishte konstatuar se institucionet kanë dështuar ta trajtojnë rastin e së ndjerës Sebahate Morina.

Kjo organizatë ka kërkuar shkarkimin e përgjegjësve në lidhje me këtë rast.

“Sebahate Morinës iu mohua e drejta për jetë. Kërkojmë shkarkimin e përgjegjësve! Me 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. Ende nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës. Nesër mblidhemi për aksion protestues para Këshillit Prokurorial të Kosovës (afër New Born) në orën 11:00. Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.