
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjën e jashtëzakonshme në 10 provinca për tre muaj, pas tërmetit të djeshëm prej 7.8 ballë të shkallës Righter.
“Ne po i shpallim 10 provincat tona ku ndodhi tërmeti si zona të fatkeqësisë. Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe më pas studimet mund të kryhen shpejt”, ka thënë sot Erdogan gjatë një fjalimi për media. Ndryshe si pasojë e termetit në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 5 mijë njerëz./Gazeta10