Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vëllai i Jakup Krasniqit kthehet me lot në sy, nuk lejohet ta vizitojë në shtëpi

Gazeta10
18 November 2026 - 12:35

Jakup Krasniqi ka arritur në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku gjatë vizitës është takuar me fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Gazetarja Elsa Zenunaj ka raportuar se vëllezërve të Krasniqit nuk u është lejuar ta takojnë atë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Sipas raportimit, vëllai i Jakup Krasniqit është larguar nga shtëpia me lot në sy, pasi nuk i është mundësuar takimi me të.

Kujtojmë se vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.