Gazeta10

34-vjetori i okupimit të RTP-së, Serbia kishte tendencë t’i mbante shqiptarët në terr informativ

Me rastin e 34-vjetorit të okupimit të Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), është mbajtur konferencë për media, me ç’rast u evokuan kujtime dhe sfidat e asaj kohe nën pushtimin serb.

Aty u tha se RTP ishte i vetmi burim informacioni dhe se tendencat e Serbisë ishin ta mbanin shqiptarët në terr informacioni.

Ish-drejtori i produksionit të edicionit të lajmeve Qemail Sokoli ka treguar sfidat e mbijetesës së këtij televizioni në kohën kur kanë qenë pushtuesit serbë në Kosovë.

“Me 5 shkurt te vitit 1945, ne Prizren është themeluar radiostacioni i parë profesional me program të rregullt ditor në gjuhën shqipe, dhe në atë serbe – Radio Prizreni. Ishte ky, një sukses i madh i shoqërisë sonë të atëhershme në lëmin radiodivizive. E, me kalimin e administratës në Prishtinë, nga vjeshta e vitit 1946, funksionon si Radio Prishtina (RP). Zhvillimi i Radio Prishtinës ka shkuar krahas zhvillimit të kërkesave të shoqërisë sonë, dhe bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e gjenesise sonë. Pas, mposhtjes të forcave shoviniste serbomadhe në Plenumin e IV të Brioneve, në vitin 1996 krijohen kushtet e favorshme politiko-shoqërore për ne. Ashtu që, me 26 nëntor, nga studentët e Televizionit te Beogradit, për herë të parë ekrani televiziv foli – shqip”, tha ai.

Kurse ish-redaktori i emisionit “Ditari”, Enver Maloku ka thënë se qëllimi i okupuesit ka qenë që të mbyllet televizioni dhe të jetë në terrin informativë. Mirëpo sipas tij, u gjetën mënyra alternative për ta vazhduar.

“Qëllimi ishte se ne ishim i vetmi burim informativ ishte Radio Televizioni i Prishtinës, i besohej vetëm këtij televizioni. Qëllimi ishte ta pengojë të vërtetën. Por në kohën e okupimit u mbyll televizioni, mirëpo u gjetën alternative që të tregohet e vërteta sepse qëllimi i pushtuesit ishte të mbretërojë terri informativ”, tha Maloku.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë