Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

4 raste të posedimit të narkotikëve brenda 24 orëve në Kosovë

Gazeta10
18 March 2023 - 8:45

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 4 raste të posedimit të lëndeve narkotike, ndaj të cilëve janë marrë masa conform ligjit.

Rr. “Mark Sopi”, Prishtinë 17.03.2023-21:22.  Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull  kosovar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9.8 gram. I dyshuari është intervistuar dhe  me vendim të prokurorit,  rasti  procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Çagllavicë, Graqanicë (NN) 17.03.03.2023-21:30. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull  kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë  0.9 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe  dërguar në mbajtje.

Parkingu Interex, Prishtinë 17.03.2023-22:15.  Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj  kosovarë u është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 0.7 gram dhe një mjet i mprehtë thikë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.

Rr. “Shem Nallbani”, Vushtrri 17.03.2023-20:35. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull  kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 8.8 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me  vendim të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.