
Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka komentuar deklaratën e ministrit Murati sa i përket kontratave kolektive.
Ahmeti thekson se ministri Murati ka katër vite në mandat dhe nuk ka ndërrmarr asnjë vendim të vetëm që e adreson problemin, raporton Gazeta10.
“Le të nis sa më shpejtë prokuroria një hetim por kjo nuk është puna e ministrit të financave, Hekuran Murati, ministri duhet të na tregojë se cfarë duhet të bëjmë më buxhetin e komunave apo do të lejmë të kolapsojnë sikur rasti i Kacanuk, që nuk do të marrin asnjë vendim, nuk do të ndryshojnë atë rregullulloren e shpërndarjes së buxhetit, dhe katër vite në mandat dhe kanë pasur hapsirë që të marrin shumë vendime dhe të rregullohet kjo cështje ligjërisht, pse duhet të vazhdojnë të sillen sikur një OJQ, apo analista ne jemi këtu për të analizuar, ministrat janë për të parandaluar një problem”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10