Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“40 orë s’kam mujt me flejt” – Rexhepi tregon se u tronditë pas lajmit të dhunimit të 11-vjeçares

Gazeta10
30 Gusht 2022 - 20:49

Aktivistja Xheraldina Rexhepi – sonte në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se ka qenë e shokuar me lajmin për përdhunimin e 11 – vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Rexhepi ka thënë se ka qenë tejet e shqetësuar dhe nuk ka mund të flej për 40 orë pas raportimit të kësaj ngjarje, raporton Gazeta10.

“Në këtë rast nuk ka dështu një institucion, por kanë dështu të gjitha hallkat e shoqërisë sonë, dhe kjo është shumë e dhimbshme”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, përballë Teatrit Kombëtar është protestuar për këtë rast, ku iniciatore e protestës ka qenë Rexhepi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.