Kronika e Zeze

42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplagos me armën ilegale në veturë

Gazeta10
25 Nëntor 2024 - 15:07

Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili përfundoi në QKUK, pasi dyshohet se aksidentalisht e qëlloi veten me armë zjarri.

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet se ka ndodhur në veturë dhe nga aty viktima është dërguar fillimisht në QKMF.

Nga aty, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar intervenimeve dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe më pas rasti është proceduar, si dhe është sekuestruar arma ilegale që është përdorur nga 42-vjeçari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.