Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“5-she e ka pasë në Kushtetutë”- Profesori ia tërheq vërejtjen Blerim Gashit: Ke qenë më i qetë

Gazeta10
20 Mars 2023 - 22:08

Me tone të larta e të ashpra Blerim Gashi e Krenas Shala përmes ‘pilares së mahallës’ kanë bërë dallimin e “vetëmenaxhimit” dhe “vetëqeverisjes” në Politiko, si pjesë e dakordimit në Ohër mes Kosovës e Serbisë.

“Vetëmenaxhimi e vetëqeverisja ka dallim. Nëse ki pilare ti je menaxher aty,Supermarketi i mahallaës, ti je vetëmenaxher aty. Z.Gjyqtar Po kallxoju këtyre mashtruesve. Ani kalkulantave politik dhe eksponentave.’, tha Gashi i tensionuar.

Ndaj zërit të lartë të Gashit reagoi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu i cili zbuloi se Gashi ishte nxënës i tij, madje ia kujtoi atij se kishte qenë më i qetë sa ishte nxënës, shkruan Gazeta10.

 “Nëse ka mundësi Blerim  të jesh më i qetë. TYi ke qenë si nxënës më i qetë gjithmonë. Po ka qenë nxënës i imi. Ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm. 5-she e ka pasë në Kushtetutë.”, u shpreh Kryeziu në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.