
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen elektronike të mbajtur sot ka miratuar vendimin që 5 shtatori të shpallet si Ditë e Humanizmit në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, transmeton Gazeta10.
“Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se këtë vendim e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera”./Gazeta10