
Avokati Skender Musa në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar verdikitin e 53 milionshit dhe rastin e ish ministrit Pal Lekaj.
Sipas tij, vendimi që është marrë është dënim minimal, por ai shton se gjyqtarët në mungesë provash dhe kur nuk janë të bindur për kryerjen e veprës shqipdojnë dënime më të ulta.
“Nëse e marrim nga pesha e veprës penale atëherë denimi është minimal përshkak se ne kemi rastin në praktikë për 1300 euro polici dënohet 6 vite dhe gjashtë muaj, kemi rastin tjetër kur një zyrtarë i qeverisë për 1 milionë dënohet me 10 vite burgim, shpeshherë gjyqtarët kur nuk janë të bindur apo kur nuk kanë edhe prova shqipdojnë dënimë më të ulëta”, tha ai në Politiko./Gazeta10