Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

7 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në Irlandë

Gazeta10
08 October 2022 - 14:01

Shpërthim në një pikë karburanti në Irlandë,

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Irlandën veriperëndimore, njoftoi të shtunën policia.

Ndërkohë 8 persona të tjera u dërguan me urgjencë në spital ndërsa kërkimet për viktima të tjera vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi të premten pasdite në “County Donegal” në një stacion benzine Applegreen në fshatin Creeslough.

Pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi në servisin Applegreen, i cili preku edhe banesat fqinje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.