
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për subjektin e tij politik, duke thënë se ka pasur një rrugëtim të vështirë pasi që 7 vite nuk ka pasur liderin e saj.
Ai ka thënë se AAK-ja ka qenë për një periudhë të shkurtër në qeverisje, por sërish i faturohen gabimet e 20 viteve, shkruan Gazeta10.
“Ky është një subjekt politik që ka pas një rrugëtim shumë të vështirë. Që 23 vjet të themelimit, 7 vjet e kemi pasur liderin në burg. Në 15 vjet pas pavarësisë, në Qeveri kemi qenë vetëm 118 muaj, se krejt njerëzit dëshirojnë më na thanë që ne jemi fatura e qeverisjes 20 vjeçare. Jo, jo. Ramushi ka qeverisë 100 ditë në 2004 dhe 18 muaj pas pavarësisë. Po flas për udhëheqjen.’’, tha ai.
Tutje ai ka thënë se njerëzit e fuqishëm e kanë mbajtur AAK-në në këmbë./Gazeta10