Partia në pushtet, Vetëvendosje ka kalkuluar humbjet komerciale të KEDS-it nga konsumatorët që vjedhin energjinë elektrike.
Sipas VV-së, në vitin 2021 Qeveria ka llogaritur se ka humbur 110 milionë euro me çmime të importit, shkruan Gazeta10.
Derisa, sa i përket situatës së krijuar me energjinë elektrike në vend, VV ka thënë se Ministria e Ekonomisë është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit.
“Jemi duke ndërmarrë masa për të dhënë ndihmën e duhur në ndërprerjen e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike së bashku me organet ligjzbatuese dhe kompaninë e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, e cila e ka për detyrë sipas kontratës së privatizimit që t’i ndalë ato”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: