
Emisioni sportiv “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10. Të ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci, analist të përhershëm, së bashku me Valdete Idrizin, Avni Haxhiun dhe Rafet Prekazin.
Gjatë diskutimit për gjendjen e stadiumit “Adem Jashari”, ka folur edhe analisti i përhershëm i emisionit, Faruk Statovci.
“Nuk ka logjikë që njerëzit që kanë qenë më herët në qeverisje ta kenë lejuar që stadiumi të ndërtohej më probleme, në tokën e dikujt tjetër.”, tha Statovci.
Tutje, ai shtoi se këto arsyetime sipas tij janë të kota.
“Arsyet si kjo, se kanë ndodhur këto shkelje, mendoj se janë banale, janë arsyetime të kota të personave përgjegjës.”, përfundoi Statovci.