Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madrid fillon bisedimet me Dortmund për Jude Bellingham

Gazeta10
13 March 2023 - 14:47

Real Madrid ka filluar bisedimet me klubin gjerman Borussia Dortmund, për transferimin e Jude Bellingham në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm që të ofrojë 140 milionë euro për të transferuar mesfushorin anglez.

Reprezentuesi anglez ka qenë në listën e dëshirave të Real Madridit për më shumë se një vit, dhe për të siguruar shërbimet e tij ata duhet të mposhtin konkurrencën e Manchester United, Liverpool, City, gjithashtu të lidhur me një transferim të 19-vjeçarit.

“Los Blancos” e sheh transferimin e Bellingham si pjesën e fundit të një mesfushe krejtësisht të rinovuar, me treshen e famshme  Modric –  Kroos – Casemiro që zëvendësohen me Tchouameni – Camavinga dhe anglezin.

Këtë sezon,Bellingham është paraqitur në 33 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 6 asistime.

Real Madrid momentalisht gjendet në pozitën e 2-të në LaLiga me 56 pikë të grumbulluara pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.