Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gashi paralajmëron: Vuçiqi mund të mos shkoj në Ohër

Gazeta10
13 March 2023 - 20:42

Mosprezencë të presidendit serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e Ohrit më 18 mars në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën, ka parashikuar komentatori politik, Blerim Gashi.

Gashi tha se kjo mund të vije si pasojë e deklarimeve të fundit të Vuçiqit ku përmes deklaratave të ndryshme kundërshton Kosovën që të bëhet anëtare e OKB-së, e që sipas tij ky sinjal është një parakusht që të ketë marrëveshje mes palëve, shkruan Gazeta10.

“Kemi marrëveshje. Por, ka indikacione të tërthorta që mund të mos ketë prezencë të Vuçiqit fare për një dhe më shumë arsye tjera. Parakushtet e Vuçiqit që janë në kundërshtim bazik me marrëvshjen, e që është kundërshtimi I Serbisë që Kosova të anëtarësohet në OKB, përmes kësaj tregohet mosinteresimi i tij për marrëvshje. I kam dyshimet e mija, që marrëveshje ka, por mund të kemi befasi momentale”, tha Gashi në Politiko

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër për të diskutuar për finalizimin e aneksit të implementimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë../Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.