
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti e ka quajtur skandaloz planin franko-gjerman të propozuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pajaziti në Prime Time theksoi se pakicat në Kosovë përmes Kushtetutës së vendit, trajtohen me më së shumti të drejta dhe se sipas tij me propozimin evropian ata po favorizohen si një etni e veçantë nga tjerat, transmeton Gazeta10.
Pajaziti tha se përgjegjësinë kryesore për një marrëveshje të mundshme me Serbinë ose në rastin e kundërt të saj, do ta bartë vetëm kryeministri, Kurti.
“Përgjegjësinë plotë për këtë proces, për dështimin e për të gjitha e mbarë vetëm Kurti, e për më tepër kur para vetës kemi një dokument skandaloz. Propozimi evropian është në dëm në asaj se cfarë kanë qenë pritjet dhe cfarë do të ishte korrekte. E kemi shfaqurt botërisht si dhe e kemi vendosur në Kushtetutëntonë që pakicat kanë të drejta ekskluzivisht bile më së miri në regjion, e më të mirat në botë sa i përket tyre.”, tha Pajaziti në Prime Time. /Gazeta10