Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Ferizaj: Do ta mbrojmë objektin e ish gjimnazit, të hetohen shkaktarët e zjarrit

Gazeta10
14 March 2023 - 10:48

Pas raportimit të djegies së gjimnazit “Ismail Qemaili” ka reaguar edhe komuna e Ferizajt, raporton Gazeta10.

Nga komuna kanë thënë se do ta mbrojnë ish gjimnazin në Ferizaj dhe se shkaktarët e zjarrit do të hetohen nga organet e sigurisë dhe drejtësisë.

“Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt”.

I njëjti objekt bëhet e ditur se të hënën e 13 marsit, ka nisur të rinovohet tërësisht nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.