Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi e takon shefen e UNMIK-ut, ia shpreh rezervat për marrëveshjen në Bruksel

Gazeta10
14 March 2023 - 17:03

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim shefen e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh me të cilën kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, me fokus të veçantë për dialogun Kosovë Serbi.

Krasniqi ka thënë se ai ia ka shprehur rezervat e tij shefes së UNMIK-ut lidhur me marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, duke e quajtur të pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për marrëveshje finale.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur sot shefen e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë. Shefes së UNMIK-ut i shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat që kemi në raport me këtë marrëveshje, e cila, sipas nesh, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.”, ka shkruar ai.

Tutje, i pari i PDK-së ka thënë se subjekti i tij i ka dhënë mbështetje të pa rezervë Kurtit për dialogun, por sërish ai nuk i ka dëgjuar këshillat e tyre, raporton Gazeta10.

“Ne i kemi dhënë mbështetje të parezervë Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë. Përkundër kësaj, neglizhenca e tij, mosdakordimi me partnerët ndërkombëtarë kur ka qenë e nevojshme, kokëfortësia e tij për të dëgjuar propozimet e opozitës, përfshirë pesë pikat tona të deklaruara edhe në Washington, Bruksel e Kuvend të Kosovës – janë arsyet kryesore që sot kemi një marrëveshje e cila nuk i realizon kërkesat, nevojat dhe qëllimet shtetërore të Kosovës.”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se nga një marrëveshje finale me njohje kemi përfunduar me marrëveshje me Asociacionin në qendër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.