
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se semaforët në lagjen “Arbanë” nuk janë duke funksionuar.
Sipas banorëve këta semaforë nuk janë duke punuar për më shumë se tre muaj, raporton Gazeta10.
Përveq semaforëve kryesor edhe ata në udhëkryq nuk janë në funksion.
Mosfunksionimi i tyre ka bërë që të shkaktohen edhe aksidente.
E njëri nga qytetarët në karocë tregon edhe për vështirësitë që ai ka për të kaluar rrugën.
Gjithashtu ai shton se edhe rivendosja e vija të bardha do të ishte mirë për banorët pasiqë shumica nga këto vija nuk mund të shihen./Gazeta10