Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Turqia nuk gjen qetësi nga fatkeqësitë natyrore (VIDEO)

Gazeta10
15 March 2023 - 13:49

Pas tërmeteve tragjike të 6 shkurtit që lanë të vdekur një numër të madh të banorëve të vendeve të ndryshme, Turqia tashmë po ballafqohet me një fatkeqësi tjetër, raporton Gazeta10.

Banorët e vendit turk po jetojnë momente tragjike pas reshjeve të dendura të orëve të fundit që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Zonat që morën goditjen më të madhe përmbytjeve ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën nga përmbytjet. Siç u bërë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.

Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.

Ndërsa në disa vende të tjera vërehet se ujërat e vrullshëm kanë mbytur rrugët, njerzit tërheqin zvarrë makina dhe objekte e tyre, ndërsa qytetarët tentojnë të shpëtojnë nënat dhe fëmijët.

Meteorologët paralajmërojnë, në fakt, se edhe sot do të ketë vërshime të shiu ku priten të vazhdojnë deri në orët e vona të natës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.