
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se arritja e marrëveshjes për implementimit të Planit evropian me Serbinë është esenciale për Kosovën në ecjen e rrugës drejt Bashkimit Evropian.
Ambasadori gjerman, ka mirëpritur edhe mbështetjen e plotë të ofruar nga Parlamenti Evropian, shkruan Gazeta10.
“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin 🇪🇺 nga Parlamenti 🇪🇺! Marrëveshja për zbatimin e aneksit deri në 🇽🇰 dhe 🇷🇸 më 18 në Ohër tani është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane.”, ka shkruar ai.
Pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, më 18 mars në Ohër, do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku pritet të dakordohen për planin e zbatimit të marrëveshjes./Gazeta10