
Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Sipas njoftimit, një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën ‘Vjedhje e rëndë’, i cili ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.
“Personi i arrestuar, Sh. I, mashkull, 35 vjeç, konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.