Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes veterani i UÇK-së, Isa Balaj, bashkëluftëtar i Nasim Haradinajt

Gazeta10
22 August 2022 - 10:16

Ka ndërruar jetë veteran i UÇK-së, Isa Balaj, bashkëluftëtar i Nasim Haradinajt, raporton Gazeta10.

Isa Lush Balaj ka lindur në vitin 1957 në fshatin Zabllaq të Istogut. Veprimtaria e tij politike e kombëtare vazhdoi me angazhimin në pajtimin e gjaqeve bashkë me Anton Çetën, e më pas inkuadrimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku u dallua për guxim e trimëri.

Ishte pjesë e grupeve të para të UÇK-së që shkuan në Tiranë për ushtrime. Ai ishte i plagosur dy herë në luftë.

Udhëhoqi logjistikën e furnizimit me armatim nga Shqipëria, dhe krejt në fund ishte pjesë e betejës së lavdishme të Kosharës, ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.