
Marco Veratti në afatin kalimtar veor mund të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit.
Sipas raportimeve të fundit, Veratti ka ftohur marrëdheniet me PSG-në dhe në verë do t’i japë fund aventurës së tij në kryeqytetin francez.
Situatën e mesfushorit italian është duke e monitoruar Juventusi, të cilët janë duke planifikuar rikthimin e lojtarit në Serie A.
Veratti pëlqehet shumë edhe nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.
30-vjeçari ka kontratën me klubin parisien deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Italiani erdhi te Paris Saint-Germaini në vitin 2012, ku u transferua nga Pescara për shumën e 12 milionë eurove.
Që nga ardhje e tij te Parisi, ai ka qenë një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre.
Veratti gjatë periudhës së tij te PSG-ja ka fituar plot 29 trofe, te gjitha prej tyre kanë qenë në kuadër të futbollit francez.
Këtë edicion me fanellën e Parisit, 30-vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet.